E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Zyrtari i LDK-së i reagon nënkryetarit të partisë: Lojë e ndyrë

Duhet lexuar

spot_img

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar lidhur me deklaratën e nënkryetarit të partisë, Imri Ahmeti, i cili ka thënë çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së.

Rugova përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë.

Madje, ai shtoi se ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së dhe se zëri i tyre nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojnë.

“Të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë. Privatizimi i dhunshëm i LDK-së, loja e ndyrë që një lëvizje kombëtare të kthehet në shërbim të disa njerëzve, është faktori kryesor që na ka sjellë në këtë pikë. Dhe ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së. Këta edhe mund të fitojnë në përpjekjen për ndryshime kozmetike, sepse e keqja që e kanë instaluar i ka rrënjët thellë, por kjo nuk do të na mposhtë. Zëri ynë për ndryshime të vërteta nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojmë nga ky kancer”, ka shkruar Rugova në Facebook.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Mbërrijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi në Facebook se mbrëmjen e sotme mbërritën edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer. “Edhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img