E hënë, 18 Janar, 2021
No menu items!

Zvicër: Kështu ndihmohen bizneset që u detyruan të mbyllen nga pandemia

Duhet lexuar

Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës...

Lionel Messi mund të pezullohet me 4 ndeshje, pas kartonit të kuq

Lionel Messi mund të pezullohet deri në katër ndeshje moslojë, pasi u ndëshkua me kartonin e parë të kuq...

Dita ndërkombëtare e Picës – ushqimit më të njohur dhe më të dashur në botë

Edhe pse origjina e Picës është shumë e hershme, ky ushqim aspak nuk e tregon moshën shekullore. Pica, është një...

Krahas masave kryesore, si mbyllja e dyqaneve, kufizimi i pjesëmarrësve në takimet publike dhe private etj. Këshilli Federal i Zvicrës sot ka marrë edhe një vendim tjetër të rëndësishëm, atë për trajtimin e “rasteve të rënda” në ekonomi.

Fjala është për përpjekjen e mbrojtjes së bizneseve që pësojnë nga aplikimi i masave kundër pandemisë.

Në vazhdim, masat e “rasteve të rënda” që mori sot qeveria

Në rast të mbylljes së biznesit nuk kërkohet asnjë dëshmi për rënien e shitjes: Ato kompani që janë mbyllur zyrtarisht për të paktën 40 ditë kalendarike që nga 1 nëntori 2020 (në veçanti restorante, bare dhe diskoteka, si dhe bizneset e kohës së lirë dhe argëtuese) tani konsiderohen automatikisht “raste të rënda”. Pra, nuk ka nevojë për të ofruar prova të një rënie prej 40 për qind të shitjeve.

Marrja parasysh e rënies së shitjes në vitin 2021: Kompanitë që pësojnë rënie të shitjes në periudhën janar – qershor 2021 të shkaktuar  nga masat e urdhëruara zyrtarisht për të luftuar epideminë Covid-19 tani, si bazë vlerësimi mund të përdorin shitjet për 12 muajt e fundit në vend të shitjeve vjetore për 2020.

Shkurtohet ndalimi i dividentave: Ndalimi i pagimit të dividentëae apo honorareve ose ripagimi i kontributeve të kapitalit nga pronarët do të reduktohet në 3 vjet ose derisa të jetë ripaguar ndihma e marrë.

Lehtësimi administrativ: Kompanitë e mbyllura duhet të sigurojnë më pak dëshmi sesa rastet “normale” të rënda. Kufijtë e sipërm për kontributet e fondeve A-perdu (fonde të humbura) rriten: Kantonet tani mund të japin kontribute deri në shkallën prej 20 për qind të shitjes vjetore (më parë ishte 10 për qind) dhe deri në 750,000 franga për kompani (më parë: 500,000 franga) për të gjitha kompanitë. Kjo duhet të mundësojë që të merren parasysh më mirë kompanitë me kosto fikse të lartë. Një gjë e tillë mund të përdoret gjithashtu për të mbuluar shtrirjen e mundshme të mbylljeve përtej fundit të shkurtit 2021.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -