E premte, 3 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Zjarret në Greqi shkaktojnë evakuime masive

Duhet lexuar

spot_img

Mijëra turistë dhe banorë janë evakuuar nga qytetet në veri të kryeqyteti grek, Athinë, derisa zjarret janë përhapur në të gjithë vendin.

Sipas BBC, erërat e forta dhe temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë menaxhimin e flakëve, që kanë lënë të vdekur të paktën dy persona, përfshirë një zjarrfikës.

Retë e mëdha të tymit dhe hirit pranë Athinës kanë bërë që disa njerëz atje të detyrohen gjithashtu të lënë shtëpitë e tyre.

Janë raportuar më shumë se 150 vatra zjarresh. Gjashtë zona janë vënë në gatishmëri të lartë.

Greqia, si shumë pjesë të Evropës, është përballur me motin ekstrem këtë verë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se zjarret treguan “realitetin e ndryshimit të klimës”.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo