E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Xhafer Tahiri: Do të votoj pro në kryesinë e LDK-së për votimin e Osmanit për presidente

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i komunës së Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës njëkohësisht anëtar i kryesisë ,Xhafer Tahiri, në “Debat Plus” sonte ka thënë se votuesit e LDK-së në këto zgjedhje kanë braktisur këtë parti dhe kanë votuar Listën Guxo të Vjosa Osmanit.

I pyetur se a do të votoj Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmanin për presidente, Xhaferi tha se do të vendoset bashkërisht me kryesinë.

 

 

“LDK siç e keni parë në deklarimet e tona do te jetë një opozitë konstruktive,votimi për presidentin nuk është një çështje e thjeshtë me një përgjigje po ose jo.

LDK në radhë të parë nuk do të përsëris gabimet e kaluara dhe gabimi themelor ka qenë mos dëgjimi i qytetarëve, gabimi i mosdëgjimit të anëtarësisë së saj, sot kemi një vendimmarrje ndryshe.

LDK po vepron ndryshe nga e kaluara. Nëse ky zë do të vij dhe do të prezentohet në kryesinë e LDK-së se është pro votës Osmanit pa dyshim që vendimi i kryesisë do të jetë në harmoni me zërin që do ta japin votuesit e LDK-së”, tha ai.

Tahiri konfirmoj se në kryesi do të votoj pro Vjosa Osmanit për presidente.

“Nuk kam drejtë vote në Kuvend por në kryesinë e LDK pa dyshim vota ime do të jetë kontruktive për themelimin e institucioneve, vota ime do të jetë në harmoni me qytetarët e Kosovës dhe padyshim që do të jetë pozitiv për t’u përzgjedhur Osmani presidente pasi thash që LDK-ja nuk do të bëj gabimet e kaluara.

LDK nuk duhet të votë kundër Vjosa Osmanit për presidente”, tha ai.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img