E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë

Duhet lexuar

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Vuçiq paralajmëroi një përgjigje, e cila tha se nuk do t’i pëlqejë Prishtinës.

“Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Uashingtonit. Ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj dhe atyre nuk do t’u pëlqejë përgjigja”, tha Vuçiq.

Ai kërcënoi me tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Nuk besoj se do t’u pëlqejnë tërheqjet e reja të njohjes së pavarësisë dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë”, tha presidenti serb.

Vuçiq shtoi se nuk dëshiron “ta kthejë fëmijën në arkivol te asnjë nënë”, por kjo, tha ai, nuk do të thotë që Serbia nuk është e fortë.

“Nëse ata nuk duan ta respektojnë atë, ne do të përgjigjemi në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiq.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img