E premte, 22 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Duhet lexuar

spot_img

Dy ushtarë turq u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm ndaj automjetit të tyre të blinduar në veri të Sirisë.

Pas kësaj, forcat turke menjëherë u përgjigjën me hakmarrje, njoftoi sot Ministria Turke e Mbrojtjes.

“Hakmarrja jonë ndëshkuese kundër pozicioneve terroriste po vazhdon”, njoftoi ministria përmes rrjeteve sociale.

 

Shtohet se sulmi ndodhi në rajonin ku Turqia nisi operacionin kufitar “Mburoja e Eufratit” në vitin 2016, në mënyrë që të kundërshtonte terroristët e Shtetit Islamik dhe milicisë siriane të organizatës kurde PKK.

Raportet thonë se sulmi ndodhi në zonën Al-Bab. Turqia po vazhdon të qeverisë Sirinë veriperëndimore dhe ka një prani të konsiderueshme ushtarake në atë zonë.

Ankaraja e konsideron PKK një grup terrorist të lidhur me militantët që kanë luftuar për dekada me radhë kundër shtetit në Turqinë juglindore.

Turqia ka kryer disa inkursione në Siri për të mbështetur rebelët sirianë për të përzënë PKK nga kufiri turk.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo