sh-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si duket është dëshpëruar me humbjen e Kosovës në ndeshjen me Spanjën.
Ajo ka komentuar në një postim të analistit Imer Mushkolaj, i cili ka cituar trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, që ka deklaruar pas ndeshjes se “nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se Kosova duhet të fitojë ndaj Spanjës”
Çitaku ka komentuar në postimin e Mushkolajt duke thënë se “ndoshta, as Challandes nuk është në vendin e duhur”