E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

Vjosa Osmani takohet me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurimin e vaksinës antiCOVID

Duhet lexuar

Bëhen ​10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te...

​“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh në Prishtinë

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë...

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill...

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Tomas Szunyog.

Me këtë rast, Szunyog e uroi u.d. presidenten Osmani edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare.

“Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejt i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ringritje ekonomike”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në këtë drejtim, theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës.

Me këtë rast, u.d. Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.

“U.d. Presidentja Osmani e falënderoi BE për rolin mbështetës të BE-së në procesin e zgjedhjeve, si dhe theksoi që tash është e rëndësishme që të sigurohemi që të respektohet vullneti i qytetarëve. Ajo e siguroi Szunyog që orientimi zhvillimor do te jetë i fokusuar në investime në fusha si sundimi i ligjit, punësimi, shëndetësia, arsimi, mjedisi, si dhe digjitalizimi”, bëhet e ditur në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bëhen ​10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -