Producenti muzikor amerikan Phil Spector ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin për vrasje.
Phil Spector në karrieren e tij si producent ka punuar me Beatles, Righteous Brothers, Ike dhe Tina Turner.
Ndërsa në vitin 2009, ai u dënua për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson, e cila u vra në vitin 2003. Në shkurt të atij viti, aktorja Lana Clarkson u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Alhambra, Kaliforni, me një plagë në kokë e shkaktuar nga një armë zjarri. Spector pretendoi se shkrepja e armës kishte qenë aksidentale, por katër gra të tjera dëshmuan se ai e kishte kërcënuar aktoren me armë edhe në të kaluarën.
Karriera e Phil Spector në muzikë u shkatërrua nga varësia që Spector kishte nga droga dhe alkooli.