E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Vdes infermierja pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca në Austri

Duhet lexuar

spot_img

Një infermiere ka ndërruar jetë, ndërkohë një tjetër është duke marr trajtimin mjekësorë në Spitalin e Përgjigshëm të Vjenës (AKH). E gjithë kjo dyshohet se ka ndodh pasi të dy infermierët kishin marr vaksinën AstraZeneca në klinikën spitalore në Zwettl, në Austrinë e Ulët

Menjëherë pasi mori vaksinën AstraZeneca kundër Covid -19, një infermiere 49-vjeçare nga klinika spitalore në Zwettl, ndërroi jetë. Megjithatë, që të sqarohet deri në detaje shkaku i saktë i vdekjes, një autopsi do të kryhet në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës (AKH), konfirmoi të shtunën, Bernhard Jany, nga Agjencia Shtetërore e Shëndetit  në Austrinë e Ulët. Vdekja e saj ka ndodhur të dielën e kaluar në mbrëmje.

Ndërkohë, alarmi është ngritur kur një kolege e të ndjerës, 30 vjeçare e cila pasi është vaksionuar po më këtë vaksinë, ka pësuar empoli pulmonare.  Ajo është duke u trajtuar që nga e premtja në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës. Lajmi i këtyre rasteve ka tronditur Austrinë dhe është temë kryesore e mediave austriake gjatë ditës së shtunë.

Agjencia për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (AGES) njoftoi se një rezultat i hetimit mund të pritet prej 10 deri në 14 ditë.  Pas këtyre rasteve tragjike, AGES pritet të vendos për anulimin e e dhënies së vaksinës AstraZeneca deri në verifikim e saktë të shkaktarëve që kanë sjell këto raste, shkruan oe24.at.

Pezullimin e vaksinës AstraZeneca e ka kërkuar të menjëhershëm edhe shefi i partisë opozitare (FPÖ), Norbert Hofer.

“Derisa të bëhën të qarta shkaktarët e vdekjes së infermierës dhe të del rezultati i autopsisë, vaksina me përbërësin aktiv të AstraZeneca, duhet të pezullohet menjëherë në Austri”, ka thënë ai.

Qeveria austriake, me konkretisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk është deklaruar për këtë rast, ndërkohë sipas oe24.at bëhet e ditur se mbi 500 punonjës të spitalit në Zwettl janë vaksinuar më këtë vaksinë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Scottie Pippen, vajton vdekjen e djalit të tij të parё Antron me mesazhe emocionale: ‘Jam zemёrthyer’.

Scottie Pippen, basketbollisti i njohur i ekipit nё NBA, Chicago Bulls vajton vdekjen e djalit të tij të parё...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img