Në vendin tonë po vazhdon të rritet numri i të shëruarve të cilët kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në faqen e tyre në rrjetin social Facebook ku kanë publikuar edhe statistikat për ditën e sotme.
Sipas IKSHPK-së, sot janë shënuar 613 të shëruar dhe nga 1531 mostra të dyshuara për COVID-19, kanë rezultuar pozitiv 259 raste. Ndërsa nga ky institut është bërë e ditur se në vendin tonë janë edhe 7 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
IKSHPK, bën apel te qytetarët për mbajtje të distancës maskës në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit SARS-COV-2.