E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Valdrin Sahiti përkrah Vjosa Osmanit: Ky vend po ecën përpara, vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur

Duhet lexuar

spot_img

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, e ka kaluar mëngjesin e sotëm në presidencë, pranë Presidentes më të re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreatori i cili tashmë po kujdeset për veshjet e saj, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi nga takimi me presidenten Osmani.

Në mbishkrimin e imazhit, stilisti Sahiti ka cekur fjalinë motivuese për vajzat që Vjosa tha në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ditën që u zgjodh presidente e vendit.

“Vajzat e kanë vendin vetëm ku ato dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë, aty për çka ato punojnë fort e me zell“, kanë qenë fjalët e Osmanit, të cilat Valdrini i transmetoi për ndjekësit e tij në Instagram.

Tutje, Sahiti theksoi se vajza e tij tashmë ka shembuj të ndryshëm të grave të suksesshme për të ndjekur, e që një ndër to është edhe presidentja në fjalë.

“Ky vend po ecën vetëm përpara! Vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedhë për të ardhmen e saj. Askush, kurrë, nuk do ti tregojë se sa metra katrorë mund ti lejojë botës së saj të pafundme”, ka shkruar Valdrin Sahiti në Instagram.

Osmani përndryshe në ditën e inaugurimit si Presidente e Republikës së Kosovës, ia besoi dukjen Valdrinit, ndërsa makijazhin grimeres së njohur, Sellma Kasumoviç.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img