E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Vaksinat dhe pasaportat e vaksinave po shiten online në tregun e zi

Duhet lexuar

spot_img

Vaksinat antiCovid 19, pasaportat e vaksinave dhe letrat e testit negativ të rreme, po shiten në rrjetin e errët.

Çmimet variojnë midis 500 dollarë dhe 750 dollarë për dozat e “AstraZenecas”, “Sputnik”, “Sinopharm” ose “Johnson & Johnson”. Certifikatat e rreme të vaksinimit po shiten gjithashtu nga tregtarë anonimë për më pak se 150 dollarë.

Studiuesit thonë se ata kanë parë një “rritje të mprehtë” të këtyre reklamave në lidhje me vaksinat, ndërsa BBC-i nuk ka qenë në gjendje të verifikonte nëse vaksinat janë të vërteta.

“Darknet”, i njohur gjithashtu si tregu i zi, është një pjesë e Internetit që është e arritshme vetëm përmes mjeteve specifike të shfletuesit.

Studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike “Check Point” kanë monitoruar forume piraterie dhe tregje të tjera që nga janari, kur u shfaqeen reklamat e vaksinave. Ata thonë se numri i reklamave që kanë parë, është trefishuar në më shumë se 1.200. Shitësit e vaksinave duket të jenë nga SHBA-ja, MB-ja, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia.

Vaksinat e reklamuara përfshijnë “Oxford-AstraZeneca” me 500 dollarë dhe “Johnson & Johnson” e “Sputnik” secila me 600 dollarë, ndërsa “Sinopharm” me 750 dollarë. Një shitës po ofron dërgesën ditën tjetër, duke thënë: “Për dorëzimin brenda ditës- urgjencën na lini një mesazh“.

Një reklamë tjetër, në një faqe piraterie është ofrimi i testeve të rreme negative dhe shkruan: “Ne bëjmë teste negative Covid, për udhëtarët jashtë vendit, për të gjetur një punë etj. Blini dy teste negative dhe merrni të tretën falas!“.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img