E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

UNDP ia dhuron Policisë së Kosovës pesë qenë

Duhet lexuar

spot_img

Sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës në të cilën ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti me bashkëpunëtorë, si edhe Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Policia e Kosovës ka marrë një donacion 5 qensh për njësinë “K9”.

Dorëzim-pranimi i këtij donacioni u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

Për pjesëmarrësit u bë një prezantim i shkurtër i qenve në veprim nga pjesëtarë të njësisë “K9”.

Ky donacion sipas Mehmetit dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me UNDP- në.

“Donacioni i sotëm, ka për qëllim mbështetjen e Policisë së Kosovës në ngritjen edhe më tej të produktivitetit policor në parandalimin e kontrabandimit, zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, municionit dhe eksplozivëve”, shtoi ai.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko theksoi se në rrethana të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia, janë të sfiduar të vazhdojnë të sigurojnë shërbime për të gjithë njerëzit në mënyrën më efikase të mundshme



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img