E shtunë, 27 Shkurt, 2021
No menu items!

Tre të vdekur nga COVID-19 dhe 292 raste të reja me këtë virus në Kosovë

Duhet lexuar

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën...

Kosovari tenton të hyjë në Gjermani me pasaportë false, dënohet me 900 euro dhe kthehet mbrapa

Një person nga Kosova donte të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar prandaj u detyrua nga policia që...

Netanyahu i dërgon letër Kurtit: Të pres në Izrael për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë tre persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar edhe 292 raste të reja me këtë virus.

IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në raport.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes. “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470”.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë”, njofton IKSHPK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -