E enjte, 25 Shkurt, 2021
No menu items!

Tre dënime me burg të përjetshëm, 15 dhe nëntë vite burg për të akuzuarit në rastin “Monstra”

Duhet lexuar

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë në mesnatë. Duriqi ka thënë se është sulmuar nga tre persona...

Drejtori sportiv i PSG zbulon të ardhmen e Neymar dhe Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain ka biseduar së fundmi më detajisht mbi lojtarët e tij dhe sulmuesin e shumë...

Ja çfarë tërheq më së shumti burrat te gratë

A i pëlqejnë burrat gratë më të plota apo më të holla? A bën ndryshimi ngjyra e flokëve dhe...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Shkup, 23 shkurt 2021 (MIA) – Gjykata i shpalli fajtorë dhe iu caktoi dënime me burg të përjetshëm të akuzuarve Halil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq, dënim me burg prej 15 viteve për të akuzuarin Fejzi dhe dënim me burg prej nëntë viteve për të akuzuarin Haki Aziri, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Për të akuzuarin Sami Luta, hidhet poshtë aktakuza, për shkak se hoqi dorë prokurori publik.

Rastin “Monstra” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të palës akuzuese janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Në emrin e qytetarëve të RMV-së pas këshillimit dhe votimit Gjykata Themelore Penale në Shkup, si Gjykatë Penale e shkallës së parë e solli këtë aktvendim:

“Të akuzuarit Halil Demiri dhe Afrim Ismailloviq shpallen fajtor se e kanë kryer veprën penale terrorizëm nga neni 394b paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, i dënon me burg të përjetshëm. I akuzuari Agim Ismailloviq shpallet fajtor se e ka kryer veprën penale terrorizëm nga neni 394b paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 nga KP dhe e dënon me burg të përjetshëm. I akuzuari Haki Aziri shpallet fajtor për dy vepra kriminale ndihmë të autorit të veprës penale sipas nenit 365 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, prandaj për secilën vepër penale gjykata i dënon me nga pesë vite dhe e dënon me dënimin burg prej nëntë viteve. I akuzuari Fejzi Aziri shpallet fajtor për dy vepra penale ndihmë të autorit të veprës penale sipas nenit 365 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, dhe për secilën vepër penale e dënon me burg prej 15 viteve”, deklaroi gjykatësi Osman Shabani.

Prokurorja Fatime Fetai nga Gjykata kërkoi që t’iu përcaktojë masën e paraburgimit.

I akuzuari Fejzi Aziri, para gjykatës, i bëri thirrje prokurorit publik Lubomir Joveski dhe prokurores publike për krim të organizuar, Villma Ruskovska që ta vizitojnë në burgun e Shuto Orizares që t’u propozojë dëshmi për urdhëruesit e vrasjes, për organizatorët e vrasjes në këtë lëndë dhe për ndihmësit, me emër dhe mbiemër dhe me dëshmi precize.

“Nëse në afat prej dhjetë ditëve nuk më thirr në PP ose nuk më viziton që ta denoncoj rastin, do t’ia jap dëshmitë publikut, ambasadave të huaja dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të shihet qartë se kush është porositës dhe kryerës i vrasjes”, tha Aziri.

Në procedurën paraprake për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Axhkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviç, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi akuzat, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe iu përcaktoi masën e kujdesit.

Pas shfuqizimit të gjykimeve, lënda ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe rastin në mars të vitit 2018 e ndërmori PSP-ja. Në shtator të vitit 2019 lëndët e PSP-së i ndërmori Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe u ishin besuar prokurorëve publikë të cilët deri atëherë vepronin për lëndët konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë në mesnatë. Duriqi ka thënë se është sulmuar nga tre persona...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -