E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Trajneri i FC Barcelona ‘shpёrthen’ pёr lojën kundёr Zenit-it: “Ne jemi përgatitur 8 muaj për këtë lojë”

Duhet lexuar

spot_img

FC Barcelona nё lojёn e pestё dhe vendimtare tё garёs Euroleague Playoff 2021 mposhti ekipin Zenit nga Petёrsburgu, me rezultat 79 – 53, por mё e rёndёsishme ishte fitoja e serive 3 – 2 duke shkuar kёshtu nё Final Four, ndёrsa kishte hasur nё mjaft vёshtirёsi gjatё kёtij rrugёtimi. Playoff-in e kaluan edhe CSKA Moscow e cila mposhti Fenerbahçe Beko me seri 3 – 0, Anadolu Efes mposhti Real Madrid me seri 3 – 2 dhe e fundit ishte AX Armani Exchange Milan e cila mposhti Bayern Munich-un me seri prej 3 – 2.

Mirёpo vёmendje i ёshtё kushtuar ish-lojtarit tё kёtij ekipi, legjendёs, njёherit trajnerit kryesor tё FC Barcelona-s Sarunas Jasikevicius i cili tha se kishin vёnё synimet e tyre në ndeshjen e pestё kundёr Zenit Saint Petersburg të martën në mbrëmje.

Jasikevicius vuri në dukje se lojtarët e tij kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit në mënyrë që të arrijnë atë lojë dhe të ndihmojnë FC Barcelona të kthehet në Final Four pas shtatë vjetësh.

“Ёshtë koha të rritemi. Lojtarët e mi e dinë se duhet të luajnë më ashpër dhe të jenë më të disiplinuar. Ne kemi qenë duke u përgatitur tetë muaj për këtë lojë,” u tha trajneri Jasikevicius gazetarëve, përmes faqes zyrtare të FC Barcelona.

Seria midis FC Barcelona dhe Zenit ishte barazuar në 2 me 2. Rregulla ёshtё se kushdo që e fiton lojën e pestё, do të kalojë në Final Four për t’u përballur me Olimpia Milano, gjersa gjysёmfinalja tjetёr ёshtё ndёrmjet CSKA Moscow dhe Anadolu Efes, gjithashtu ndeshje e fortё. Kjo seri e fundit do tё mbahet nё Lanxess Arena tё Kёlnit tё Gjermanisё nga data 28 maj ku dhe do tё pёrfundojё me finalen e zjarrtё mё 30 maj, dita kur do ta mёsojmё kampionin e ri evropian pёr basketboll.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img