E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Trajneri i cirkut rus sulmohet nga luani – turma e shokuar bërtisnin nga frika

Duhet lexuar

spot_img

Një video amatore shfaq momentin kur luani sulmon brutalisht punonjësin e një cirku në Rusi, në të cilin ishte mbledhur audienca për të ndjekur nga afër “spektaklin” me kafshë të egra.

Gjatë një pike në këtë cirk, dy luanë po luanin në kafaz para turmës kur një prej tyre i quajtur Bega, iu vërsul trajnerit që mundohej të mbrohej duke e goditur me shkop dhe që në ndihmë i dolën edhe kolegët.

E kur u duk që trajneri Maxim Orlov e ka situatën nën kontroll dhe u ngrit në këmbë për t’i ndëshkuar për mosbindje duke i goditur me shkop, ai u sulmua sërish.

Si rezultat i kësaj është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt në Moshkovo, e në mesin e turmës që bërtisnin nga frika ishte edhe një grua shtatzënë që humbi vetëdijen nga frika.

“Rastet si kjo sot janë shumë të rralla, por kafshët janë kafshë – kurrë nuk i dihet”, ka thënë Orlov nga shtrati i spitalit.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo