E enjte, 30 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Tesla thotë se makinat me teknologji të plotë ‘vetë-drejtuese’ mund të mos arrihen në fund të vitit

Duhet lexuar

spot_img

Tesla Inc i tha një rregullatori të Kalifornisë se mund të mos arrijë teknologji të plotë të vetë-drejtimit të automjeteve deri në fund të këtij viti, bazuar në një dokument nga Departamenti i Automjeteve Motorike të Kalifornisë (DMV).

Sipas medieve të huaja, shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, pati thënë gjatë një konference në janar se ai ishte “shumë i sigurt se makina do të jetë në gjendje të drejtohet vetvetiu këtë vit me besueshmëri më të madhe se njerëzit”.

Kompania Tesla gjithashtu ka prezantuar atë që përshkruan si një version “beta” të programit të saj “të plotë vetë-drejtues” (FSD) për një numër të kufizuar të punëtorëve dhe klientëve që nga tetori, dhe Musk e ka promovuar në Twitter.

“Postimi i Elon Musk, nuk përputhet me realitetin inxhinierik për CJ. Tesla aktualisht është në Nivelin 2”, tha DMV-ja në Kaliforni në një dokument në lidhje me konferencën e 9 marsit me përfaqësuesit e Tesla-s, përfshirë inxhinierin autopilot CJ Moore.

Niveli 2 i teknologjisë i referohet një sistemi drejtimi gjysmë të automatizuar, i cili kërkon mbikëqyrje nga një drejtues.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo