E shtunë, 25 Mars, 2023
No menu items!
spot_img

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm

Duhet lexuar

spot_img

Televizioni shtetëror serb (RTS) e kishte ndërprerë transmetimin e Lojërave Olimpike në Tokio kur garuesja nga Kosova filloi luftën për medaljen e artë.

Nora Gjakova hyri në histori duke fituar medaljen e dytë të artë për Kosovën në ‘Tokio 2020’ dhe të tretën në histori të vendit, pasi në ‘Rio 2016’ një të artë e kishte fituar edhe Majlinda Kelmendi.

Xhudistja e Kosovës në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë festoi përballë holandezes Sanne Verhagen.

Mirëpo, duelin e saj nuk kanë mundur ta përcjellin shikuesit përmes ekraneve të RTS, sepse televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur xhudistet dolën ne fushëbetejë.

Krahas Norës, në Tokio medalje të artë fitoi edhe Distria Krasniqi, derisa shumëkush e ka kritikuar vendimin e RTS për ndërprerjen e transmetimit.

Ndërkaq, siç transmetohet, Olivera Kovacevic, redaktore në RTS, e ka shpjeguar në këtë mënyrë ndërprerjen e transmetimit: “Shumicës së gazetarëve të shtëpisë sonë në Tokio iu është caktuar karantinë dyjavore, prandaj deri te ndërprerja ka ardhur për shkak se nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha ngjarjet”.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo