E premte, 2 Dhjetor, 2022
No menu items!
spot_img

Tashmë ka ndodhur ribashkimi i plotë i “Friends”

Duhet lexuar

spot_img

Është publikuar një video e shkurtër, në të cilën paraqitet ribashkimi i shumëpritur i karaktereve të hit-serialit “Friends”.

HBO Max e ka postuar një video dyminutëshe që paralajmëron episodin special të ribërjes së serialit të shumëpopullarizuar.

Në videon paralajmëruese paraqiten të gjithë aktorët, të cilët kishin luajtur në serialin origjinal.

Të gjithë yjet kryesore, Courteney Cox, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc — kanë marrë pjesë në xhirimet e ribashkimit.

“Friends: The Reunion” është titulli i episodit të veçantë që, sipas The Hollywood Reporter, është realizuar me regji të Ben Winston.

(Foto: InStyle/HBO Max)

Krahas aktorëve kryesor, aty do të paraqiten edhe shumë mysafirë, emra shumë të njohur: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon dhe Malala Yousafzai.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo