E diel, 7 Gusht, 2022
No menu items!
spot_img

Szunyog: Stagnimi në reformat në administratën publike, Kosova rrezikon humbjen e donacioneve milionëshe

Duhet lexuar

spot_img

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka treguar se si Kosova rrezikon t’i humbasë miliona euro donacione për shkak të mungesës së reformës në administratën publike.

Ai ka përmendur problemet e krijuara me ‘fuzionimin’ e Ministrisë së Administratës Publike me atë të Punëve të Brendshme.

“Veçanërisht pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me atë të Punëve të Brendshme, që gjërat gjatë vitit të fundit nuk kanë funksionuar siç duhet. Për shkak të mungesës së fokusit dhe vëmendjes, Kosova ka humbur tashmë me miliona euro të asistencës evropiane, sepse Kosova nuk po arrin t’i përmbush synimet e vendosura”, tha ai.

Sipas tij milionat e humbura kanë qenë të destinuara për reformë në administratë publike dhe kanë pasur vlerën rreth 20 milionë euro.

Szunyog ka thënë që këto fonde i kanë humbur të dy qeveritë, edhe ajo Kurti edhe ajo Hoti.

“Deri në dhjetor ne kemi synime të reja, kështu që nëse synimet nuk arrihen… Jo 20 milionë, është pjesë, pjesë, mund të kenë qenë, 10, 5 apo 8 afërsisht, por përsëri ka rrezik që të ndodh kjo nëse synimet nuk arrihen”, theksoi ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Në mënyrë që Kosova të mos i humb këto fonde, Szunyog ka sugjeruar që Kosova të bëjë legjislacioni i ri për pagat e shërbyesve civilë, rregulloret e reja dhe vendimet që e bëjnë zbatimin e legjislacionit.

“Ekziston tani një departament i ri në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka detyrë specifike rekrutimin e shërbyesve civilë. Fatkeqësisht ky departament nuk ka funksionuar shumë mirë, prandaj edhe nuk kemi parë rekrutim të duhur të shërbyesve të rinj civilë gjatë muajve të fundit por ka edhe një numër çështjesh të tjera, një listë targetesh që nëse nuk plotësohen deri në muajin dhjetor, atëherë ne duhet të kthejmë ato para në Bruksel”, ka theksuar ai.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo