E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Sylvester Stallone nuk do të rikthehet në “Creed III”

Duhet lexuar

spot_img

Aktori dhe producenti amerikan, Sylvester Stallone, nuk do të jetë më pjesë e “Creed”.

74 vjeçari nuk do të paraqitet në pjesën e ardhshme të “Creed”, konfirmoi përfaqësuesi i tij për Hollywood Reporter.

Stallone luajti në gjashtë filma “Rocky” si kampion boksi dhe më pas përsëri në dy filmat “Creed” si mentor, trainer i Adonis “Donnie” të Johnson Creed të Michael B. Jordan – djali i ish rivalit të Balboa, Apollo Creed (Karl Weathers).

Sylvester Stallone (Foto: AP)

“Creed III” është planifikuar të fillojë xhirimet këtë vit dhe ka një datë të parashikuar të shfaqjes më 23 nëntor 2022.

Jordan, 34 vjeç, gjithashtu do të bëjë debutimin e tij si regjisor dhe do të shërbejë si producent.

Përveç Jordan, Tessa Thompson dhe Phylica Rashad gjithashtu do të kthehen në rolet e tyre përkatëse.

Sylvester Stallone (Foto: AP)

“Rocky” u shfaq premierë në 1976 dhe fitoi më shumë se 225 milionë dollarë në arka globale, duke ndikuar edhe te Stallone për ngritjen në famë.

Ai shkroi filmin dhe dhe fitoi tri çmime ‘Oscars’.

Sylvester gjithashtu fitoi një çmim për aktorin më të mirë mbështetës për rolin në “Creed”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Scottie Pippen, vajton vdekjen e djalit të tij të parё Antron me mesazhe emocionale: ‘Jam zemёrthyer’.

Scottie Pippen, basketbollisti i njohur i ekipit nё NBA, Chicago Bulls vajton vdekjen e djalit të tij të parё...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img