Supermodelja çeke Paulina Porizkova kishte pozuar në të brendshme në moshën 55 vjeçare, me ç’rast ishte kritikuar shumë. Mirëpo kjo ka reaguar ndaj këtyre kritikave duke thënë se: “Unë ende mendoj se dukem shumë mirë”.
Paulina Porizkova nuk ndihet e turpëruar të tregojë lëkurën në moshën e saj pavarësisht nga ato që thonë kritikët.
Ish-ylli i kopertinës së Sports Illustrated Swimsuit diskuton se pse disa njerëz besojnë se të jesh seksi “nuk lejohet” kur je më e rritur. Sipas saj “nëse e keni, është në rregull tё mburreni”.
Supermodelja suedeze e lindur në Çeki, e cila tani është 55 vjeçare, shpesh flet të vërtetën e saj në mediat sociale, pavarësisht kontributeve nga kritikët. Përveç fotove të saj të rastit me bikini, modelja ka qenë e hapur për t’u marrë edhe me zemërthyerjen pas vdekjes së ish-burrit të saj, këngëtarit të grupit The Cars, Ric Ocasek (si më poshtë), pas 30 vjet martese.
Supermodelja javёn e kaluar u shfaq në “The Tamron Hall Show” ku diskutoi temën e mplakjes dhe tregoi se ajo me guxim pranon se nuk i lë kritikët qё të ulin besimin e saj.
“Në të 20-tat e mia, unë isha lartёsuar për shfaqjen time në të brendshme. Merrja shumë para dhe të gjithë më donin, ndёrsa në të 50-at e mia, unë ende mendoj se dukem mjaft mirë në të brendshme, por reagimi është jo i mirё, padyshim jo nga të gjithë, por po, ka reagime mjaft”- ka shtuar ajo.