E shtunë, 25 Mars, 2023
No menu items!
spot_img

Studimet e reja tregojnё se testi i ri i gjakut mund të zbulojë mbi 50 lloje të kancerit

Duhet lexuar

spot_img

Ky përparim shkencor mund të identifikojë tumoret, madje edhe pa simptoma.

Në një studim, një test i ri i gjakut arriti të zbulojë mbi 50 lloje të ndryshme të kancerit në mijëra pjesëmarrës, si dhe të lokalizojë saktësisht pozicionin e tyre në trup. Rezultatet e këtij studimi u botuan në Annals of Oncology, dhe mund të rezulton vendimtar në zbulimin e hershëm të kancerit, i cili ka “një potencial të madh për të shpëtuar jetë”.

Studimi, i zhvilluar nga GRAIL, Inc., nga Menlo Park, Kaliforni, mblodhi mostra nga 6.689 pjesëmarrës që përfaqësojnë më shumë se 50 lloje të kancerit, duke përfshirë gjirin, fshikëzën e urinës, vezoret, mushkëritë, leukeminë limfoide dhe kancerin e pankreasit.

“Rezultatet tona tregojnë se kjo qasje për të testuar ADN-në pa qelizë në gjak mund të zbulojë një gamë të gjerë të llojeve të kancerit praktikisht në çdo fazë të sëmundjes, me specifikën dhe ndjeshmërinë që i  afrohen nivelit të nevojshëm për shqyrtimin e nivelit të popullatёs”, shtoi professor Geoffrey Oxnard, MD, dhe bashkë-udhëheqës i studimit të vëzhguar. “Testi mund të jetë një pjesë e rëndësishme e provave klinike për zbulimin e hershëm të kancerit.”

Rezultatet ishin të sakta në 99.3%, që do të thotë se vetëm 0.7% e rezultateve treguan gabimisht që kanceri ishte i pranishëm. Kur u zbulua kanceri, testi i gjakut identifikoi organin ose indin ku ka origjinën në mbi 90% të rasteve, duke siguruar informacione thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Kreu i zbulimit të hershëm të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, Dr. David Crosby është gjithashtu optimist për rezultatet, duke thënë se: “Zbulimi i kancerit në fazat e tyre më të hershme, kur ata janë më pak agresivë dhe më të trajtueshëm, ka një potencial të madh për të shpëtuar jetë dhe ne kemi shumë nevojë për inovacione teknologjike që mund të kthejnё këtë potencial në realitet. Edhe pse kjo provë është ende në një fazë të hershme të zhvillimit, rezultatet fillestare janë inkurajuese”.

SourceHello!
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo