E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Studim: Organet gjenitale po keqformohen për shkak të ndotjes

Duhet lexuar

spot_img

Penisët po zvogëlohen dhe organet gjenitale keqformohen për shkak të ndotjes, një shkencëtare mjedisore, ka paralajmëruar në një libër të ri duke detajuar sfidat me të cilat përballet riprodhimi njerëzor.

Dr. Shanna Swan, shkruan se njerëzimi po përballet me një “krizë ekzistenciale” në normat e pjellorisë si rezultat i ftalateve, një kimikat i përdorur gjatë prodhimit të plastikës që ndikon në sistemin endokrin që prodhon hormone,

Si rezultat i kësaj ndotjeje, siç shkruanskynews, një numër në rritje i foshnjave po lindin me penisë të vegjël, shkruan Dr. Swan.
Libri i saj, i titulluar Count Down, shqyrton “sesi bota jonë moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore

Hulumtimi i Dr Swan filloi duke ekzaminuar sindromën e ftalatit, diçka e vërejtur te minjtë e cila zbuloi se kur fetuset ishin të ekspozuar ndaj kimikateve ata kishte të ngjarë të lindnin me organe gjenitale të tkurrura.

Ajo zbuloi se foshnjat e gjinisë mashkullore që ishin ekspozuar ndaj ftalateve në mitër kishin një distancë më të shkurtër anogjenitale – diçka që lidhej me vëllimin e penisit.

Kimikati ka një përdorim industrial në bërjen e plastikës më fleksibël, por Dr Swan thotë se po transmetohet në lodra dhe ushqime dhe më pas dëmton zhvillimin njerëzor.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img