E shtunë, 27 Shkurt, 2021
No menu items!

Sot në shkolla, ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë

Duhet lexuar

​Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës...

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën...

Kosovari tenton të hyjë në Gjermani me pasaportë false, dënohet me 900 euro dhe kthehet mbrapa

Një person nga Kosova donte të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar prandaj u detyrua nga policia që...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, sot janë udhëzuar që në orën e parë të mësimit, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të mërkurën më 17 shkurt 2021, Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë.

Për nderë të kësaj dite, janë paraparë një varg aktivitetesh që janë organizuar nga institucionet në vend.

Aktivitetet shtetërorë nisin në orën 08:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Pas kësaj në orën 09:00 do të kryhen homazhe te varri i Presidentit Rugova. Homazhe do të ketë edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ndërkaq pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 18:00 dhe organizohet nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

​Kosova pa shikues në ndeshjet e shkurtit në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -