E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Sondazhi i Pyper: Mbi 80% e respondentëve besojnë se Qeveria Kurti 2 do të përfundojë mandatin, mbi 73% thonë se Osmani do të jetë e paanshme

Duhet lexuar

spot_img

Mbi 80 për qind të respondentëve në sondazhin e Pyper besojnë se Qeveria Kurti 2 do të përfundoj mandatin 4-vjeçar.

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh që është bërë me 1 mijë e 230 mostra, saktësisht 80.41 për qind e respondentëve që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, janë shprehur se mendojnë se Qeveria Kurti 2 do ta përfundojë mandatin 4-vjeçar, teksa 12.68 për qind mendojnë se nuk do ta përfundojë këtë mandat, një pjesë prej 6.91 për qind e tyre, nuk kanë dhënë ndonjë mendim.

Ndërkaq, në pyetjen “A mendoni se Vjosa Osmani do të jetë presidente e paanshme, pra jo e anuar nga ndonjë parti politike?”, 73.33 për qind besojnë se ajo do të jetë e paanshme, një pjesë prej 17.48 për qind mendojnë që nuk do të jetë e tillë, ndërkaq 9.19 për qind nuk kanë ndonjë opinion në lidhje me këtë.

Duke e pasur parasysh numrin e madh të deputetëve të LVV, Pyper ka pyetur respondentët se a mendojnë që kjo do të ndikoj që LVV të jetë më mospërfillëse ndaj opozitës, 37.72 për qind janë përgjigjur me “Po”, ndërkaq me “Jo” 45.12 për qind, teksa nuk kanë opinion 17.15 për qind.

Ndërkaq në pyetjen se “Cila mendoni se është çështja më e rëndësishme që duhet ta adresoj qeveria e re, për 44.07 për qind kanë thënë se punësismi duhet të jetë më i rëndësishëm, për COVID-19 janë deklaruar 42.60 për qind, për dialogun 6.50 për qind, se nuk kanë ndonjë opinion 4.72 për qind dhe tjetër 2.11 për qind.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikat e mëposhtme.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img