E martë, 2 Mars, 2021
No menu items!

Situatë e rënduar në Teksas, vala e të ftohtit lë pa ngrohje dhe ujë miliona banorë, paralajmërohet për mungesë së energjisë elektrike gjatë fundjavës

Duhet lexuar

Si po pritet në Shqipëri përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit?

Derisa Vetëvendosje shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ajo po provon të arrijë sukses edhe në zgjedhjet parlamentare...

Kinezi i cili me precizitet të paparë, godet me llastik pikën e ujit që rrjedh nga shishja

Një burrë nga Kina është bërë hit në internet për shkak të një veçorie që ai e ka –...

Pse bebet mbajnë aromë më tërheqëse sesa fëmijët e rritur?

Aroma e butë e një të porsalinduri te prindërit ngjall ndjenja të forta dhe i inkurajon ata të kujdesen...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Zyrtarët e shtetit amerikan, Teksas, kanë paralajmëruar për një “katastrofë brenda katastrofës” pas valës së të ftohtit që ka lënë miliona njerëz pa ngrohje e ujë, duke theksuar që qytetarët duhet të përgatiten për mundësinë që të mos ketë energji elektrike gjatë fundjavës.

Banorët të më shumë se 100 rajoneve në Teksas u është thënë që ta ziejnë ujin para se ta përdorin, e rreth 12 milionë banorë të këtij shteti amerikan, që është shteti i dytë më së shumti banorë në SHBA, po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm që kur stuhia e të ftohtit ka goditur këtë vend,

Rreth 2.7 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, kurse shërbimet meteorologjike kanë parashikuar se temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë edhe gjatë fundjavës, duke rënduar kështu sistemin e rikthimit të energjisë elektrike, pasi që Teksasi nga kjo valë e të ftohtit ka humbur rreth 40 për qind të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.

 

Përveç kësaj, burimet natyrore të gazit dhe gazsjellësit si dhe makineritë e tyre janë ngrirë nga temperaturat e ulëta. Spitalet në Houston, kanë bërë të ditur se nuk kanë ujë, kurse besohet se dhjetëra raste të vdekjeve janë konfirmuar si pasojë e temperaturave të ulëta.

Përfaqësues të autoriteteve lokale po brengosen që numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh, por që trupat e të vdekurve ende nuk janë gjetur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si po pritet në Shqipëri përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit?

Derisa Vetëvendosje shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ajo po provon të arrijë sukses edhe në zgjedhjet parlamentare...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -