E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Situata me COVID-19 brenda burgjeve të Kosovës, 42 të infektuar disa prej tyre ende aktiv

Duhet lexuar

spot_img

Që nga muaji mars i vitit të kaluar, Kosova po vazhdon të përballet me një situatë mjaftë të rëndë të krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

 

Madje gjatë muajve të fundit pati ngritje të numrit të të infektuarve dhe pati një numër të madh të atyre që humbën betejën me këtë virus.

Por se si qëndron situata e të prekurve me koronavirus në Qendrat Korrektuese të Kosovës, ka kërkuar përgjigje nga Zyra për Informim e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas të njëjtëve nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i të burgosurve të infektuar me koronavirus është 42.

“Nga fillimi i pandemisë e deri më tani 42 të burgosur janë të prekur nga COVID-19”, u tha në përgjigjen e SHKK-së.

Aktualisht, tre të burgosur janë aktiv me virusin COVID-19, dy prej tyre po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse njëri po trajtohet në karantinën e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Gjithashtu u theksua se Shërbimi Korrektues i Kosovës nga data 28 dhjetor të vitit 2020 ka filluar lehtësimin e masave për të dënuarit të cilët i plotësojnë kushtet për vizita familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare është lejuar vetëm një anëtar i familjes dhe dy fëmijë të vegjël.

“Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues)”, u tha në përgjigjen e SHKK-së lidhur me masat të cilat janë ndërmarrë nga ky institucion lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Poashtu u tha se pas kthimit nga vikendet, të burgosurit i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku shtatë ditësh.

Ndërsa të gjithë të burgosurit të cilët janë prekur nga virusi COVID-19, po trajtohen brenda karantinave të institucioneve korrektuese.

“Aktualisht, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga personeli shëndetësorë i institucioneve korrektuese”, u tha tutje në përgjigjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin SARS CoV-2 në Kosovë ka arritur në 90.430 raste derisa raste aktive janë gjithsej 13.804.

Si pasojë e përballjes me këtë infeksion deri më tani kanë humbur jetën gjithsej 1 mijë e 872 qytetarë të moshave të ndryshme./



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img