E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Si të rregulloni problemet me tretjen?

Duhet lexuar

spot_img

Nutricionistja Lorin Lax ka shpjeguar se cili është “lloji i stomakut” tretës, dhe tani po flet për llojin që lidhet me imunitetin.

Deri në 70 për qind të sistemit imunitar ndodhet në stomak, andaj do të ndiejmë shumë simptoma se diçka nuk shkon mirë në sistemin e tretjes

Nëse keni alergji, lëkurë problematike, sëmundje autoimune, astmë, probleme të sinusit dhe shpesh keni ftohje, ka mundësi që të keni edhe këtë lloj stomaku. E njëjta gjë vlen nëse shumë ushqime ju shqetësojnë, ndërhyjnë në tretjen tuaj ose ju bëjnë të fryheni.

Lax këshillon të hani sa më shumë ushqim të freskët, të papërpunuar, duke shmangur vezët, farat dhe arrat dhe të konsumoni më pak se 20 gramë fruktozë çdo ditë, shkruan KP.

Stomaku dhe sistemi imunitar janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj mënyrës së jetesës dhe nëse do të duhej të jepte vetëm një këshillë, ajo thotë se gjumi i rregullt dhe cilësor është më i rëndësishmi.

“Stresi ndikon në tretje, andaj është shumë e rëndësishme të flini rregullisht dhe mirë, tetë orë në ditë janë thelbësore për shëndetin. Ju gjithashtu duhet të lëvizni mjaftueshëm, mjafton një shëtitje e moderuar, si dhe të praktikoni teknikat e relaksimit ose jogën”, tha ajo.

Kur bëhet fjalë për suplemente, ajo gjithashtu këshillon shtimin e vitaminës D3, vitaminës C dhe vajit të peshkut nëse keni këtë lloj stomaku.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo