E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Si po pritet në Shqipëri përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit?

Duhet lexuar

spot_img

Derisa Vetëvendosje shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ajo po provon të arrijë sukses edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 25 prill në Shqipëri.

LVV deri më tani ka prezantuar tre kandidatë që do të garojnë në tri qarqe të ndryshme të Shqipërisë, Tiranë, Lezhë e Gjirokastër.

Për gazetarin nga Shqipëria Fatos Hakorja, përfshirja e LVV-së në garën zgjedhore të Shqipërisë do t’i shërbejë konkurrencës politike.

“Përfshirja e kësaj pjesë të shoqërisë në politikë besoj se do t’i shërbejë emancipimit politik apo konkurrencës politike. Unë nuk jam nga ata që shoh një cenim të punëve të brendshme të Shqipërisë me këtë veprim nga ana e LVV-së. pavarësisht se ne jemi dy vende, ne kemi luftuar, punuar, që të kemi një politikë bashkuese”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fatos Hakorja.

Profesori Avdi Smajlaj thotë se futje e Vetëvendosjes në garën zgjedhore të Shqipërisë lidhet me ambiciet kombëtare të kësaj partie politike.

“Ka të bëjë me ambiciet kombëtare që kjo parti ka pasur edhe ka ende. Mendoj se është një kauzë që nuk mund t’i sjell shumë vota Vetëvendosjes në Shqipëri. Simbolikat kombëtare në Shqipëri kanë qenë gjithmonë prezente, madje edhe para tranzicionit që te ne në Kosovë kanë munguar. Nëse Vetëvendosje arrin të rrisë numrin e votave në Shqipëri, kjo e fundit ka nevojë për një model ndryshe të qeverisjes”, deklaroi Avdi Smajlaj.

Ndonëse bashkimin mes dy vendeve e shihte të largët për shkak të Kushtetutës së Kosovës, Kurti në Lezhe evidentoi fushat në të cilat dy shtetet duhet të bashkëpunojnë, ndoshta akoma më shumë pasi vetë ai të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img