E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Si e përdorin Bitcoinin shqiptarët? Ja cilat janë qytetet ku prodhohet më shumë dhe si vidhet energjia elektrike

Duhet lexuar

spot_img

Gent Progni është zhvillues uebi. Ai e përdor bitcoin për të blerë në internet servera që i duhen për punën e tij të përditshme. Kjo i intereson sepse kompanitë ku ai është klient nxisin pagesat me bitcoin duke bërë oferta në ulje çmimesh për produktet e kërkuara.

“Unë e përdor se kam benefite. Nëse një server kushton 100 dollar, nëse unë paguaj në kriptomonedha sepse ka kompani që e bëjnë exchange dhe me açount shqiptar. Kemi blockchain që të kërkon një kartë identiteti dhe ti verifikohesh e mund të blesh valutën duke e bërë exchange, gjithmonë duke e blerë, jo duke e prodhuar. Unë e përdor sepse një server 100 dollar, unë e marr 80 dollar. Është ulje e mirë nëse bëhet fjalë për sasi të madhe produkti.” u shpreh Gent Progoni, Web Developer.

Në kohën kur Progni investoi në Bitcoin gjashtë vite më parë, vlera e kriptomonedhës ishte 3800 dollarë . Ai investoi 100 dollar e mandej i shiti kur iu rrit vlera dhe tregon se është penduar. “Me informacionet që unë kam, di që ka Hots Pote. Ka në Tiranë, nëpër rrethe, por ka edhe persona që I përdorin për aktivitete të paligjshme dhe vjedhin edhe energjinë elektrike për ti prodhuar që fitimi të jetë sa më I madh. Sepse kostoja më e madhe që ka prodhimi i Bitcoin është energjia elektrike sepse harxhon shumë. Ditët e fundit kanë dalë informacione që paisjet futen kontrabandë, regjistrohen ndryshe, dhe mendoj që duhet të jetë e vërtetë sepse edhe paisje të tjera që nuk përdoren për Bitcoin futen në të njëjtën mënyrë duke anashkaluar pagesën e doganës, informacionin.

Në Shqipëri prodhojnë Bitcoin ata që kanë akses te energjia elektrike. Ata duhet të jenë personat që e kanë më të thjeshtë për ta prodhuar.Në Belgjikë policia ishte vënë në ndjekje të një shtëie që prodhonte hashash dhe kur shkuan aty, zbuluan që ishte minierë Bitcoini sepse kishte harxhimin e energjsië sa një shtëpi që prodhonte hashash.” u shpreh Gent Progoni, Web Developer.

Edhe Denisa Kele konfirmon se në Shqipëri ka vite që prodhohet bitcoin.“Në Shqipëri bëhet, nuk e di kush e paguan energjinë elektrike, mendoj që ndoshta e paguajmë ne, por e favorshme nuk është duke folur edhe nga pikpamja e ambientit. Të mendosh sa shumë energji shpenzohet, por bëhet. Flitet në rrethe që të ardhurat janë sa gjysma e buxhetit të shtetit.”u shpreh Denisa Kele, Ekonomiste.

Prej vitesh ka patur kërkesa për tu hapur exchange në Shqipëri që të njihej pjesa e shkëmbimit të monedhave virtuale. Do kohë më parë u hap një ATM, por që nuk rezultoi funksionale sepse shumat që mund të përktheje ishin shumë të vogla dhe nuk ishte në interesin e askujt për ta bërë këtë. Sepse transaksionet që iu interesojnë njerëzve që posedojnë portofole të tilla janë me shuma më të mëdha se ç’ofronte ATM. Mund të funksionojë për nevoja të shpejta. Por interesat janë më të mëdha se kaq.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Shkencëtarët po hetojnë reagimet ndaj ri-infektimit me coronavirus për të bërë vaksina të reja

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit kanë njoftuar fillimin e kërkimit për të zbuluar se çfarë ndodh kur njerëzit që...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img