E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë të rihapim shumicën e shkollave në prill

Duhet lexuar

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Top 10 më të votuarit në zgjedhjet parlamentare 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për vitin 2021. Në këto zgjedhje, personi më i...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

htetet e Bashkuara po përpiqen të rihapin shkollat publike në të gjithë vendin në mes të pandemisë së coronavirusit.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se shpreson që brenda muajit prill të rikthejë pjesën më të madhe të nxënësve në shkollë me orar të plotë.

“Këtë qëllim kemi, këtë plan kemi”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, për emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

Por ajo tha se përmbushja e qëllimit varet nga miratimi nga Kongresi i projekt-ligjit të presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilion dollarë për coronavirusin, i cili përfshin ndihmë prej 130 miliardë dollarësh për shkollat.

“Shumë shkolla në të gjithë vendin nuk kanë burime financiare që të paguajnë për përmirësimin e mjediseve, për punësimin e më shumë shoferëve të autobusëve, për punësimin e më shumë mësuesve të përkohshëm në mënyrë që të kemi grupe më të vogla nxënësish në klasë”, tha ajo.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë “udhëzime të qarta, të bazuara në shkencë, për dikasteret shkollore mbi gamën e hapave që ata mund të marrin për të qenë të sigurtë. Por çdo shkollë në vend nuk i ka ato fonde dhe burime”, tha Psaki. “Duhet që qeveria federale ta adresojë këtë”.

Dhoma e Përfaqësuesve planifikon të votojë këtë javë mbi paketën e ndihmës së Presidentit Biden me shpresën e miratimit të plotë nga Kongresi deri në mes të marsit.

Aktualisht, 47 për qind e fëmijëve amerikanë nga kopshti deri në klasën e 8-të po ndjekin mësimet në klasë fizikisht; 33 për qind të nxënësve të klasave të 9-të deri në të 12-të shkojnë fizikisht në shkollë për mësim, ndërsa pjesa tjetër janë duke ndjekur mësime nga shtëpia ose në një përzierje të lidhjes me internet nga shtëpia dhe vajtjes në shkollë.
Por një republikan kritik ndaj shumës së paketës së propozuar nga Presidenti Biden për ndihma, ligjvënësi Steve Scalise nga Luiziana, i tha rrjetit ABC, “Ka fonde që janë miratuar më parë,” më shumë se 1 trilion dollarë në fonde të pashpenzuara nga paketat e mëparshme të ndihmës që ai thotë se mund të dërgohen në komunitetet lokale në të gjithë vendin për të ndihmuar rihapjen e shkollave. Ai kritikoi gjithashtu paketën e Biden që nuk specifikon se shkollat duhet të hapen, nëse aprovohen më shumë para. /VOA/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -