E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Shtëpi modeste, por fsheh “një pjesë të parajsës” në kopshtin e saj – andaj kushton shtrenjtë

Duhet lexuar

spot_img

Shtëpia e një familje me tri dhoma gjumi në Uellsin e Veriut mund të duket modeste nga jashtë por kopshti i saj “fsheh” një pishinë, vaskë të nxehtë, dhomë sauna dhe bar koktej privat.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për ndërtesën e cila gjithashtu mburret me pamje të pabesueshme të Kalasë Conwy, Grykëderdhjes dhe Maleve Carneddau.

Që nga viti 1812, thuhet se ajo u ndërtua fillimisht për një kapiten lokal të detit dhe ende përmban shumë nga detajet origjinale, duke përfshirë dritaret e brezit dhe një bravë dere të kthyer, “për të mbajtur djallin jashtë”.

Ndërkohë, dy grupe të dyerve çojnë në një zonë me zbukurime me një xhakuzi dhe skarë profesionale, të gjitha në nivele të shumëfishta dhe me pamje nga një pishinë rrethore.

Pas një zhytjeje, pronarët e rinj mund të kënaqen me një qëndrim në bar përpara se të ulen përreth një grope zjarri dhe të shijojnë pamje panoramike.

Pronarët gjithashtu kanë shndërruar njërën nga garazhet dyshe në një palestër.

Shtëpia, e cila përmban një korridor hyrje, sallë pritjeje, kuzhinë, dhomë ngrënie, tri dhoma gjumi dopio dhe banjo familjare, është renditur në treg nga Fletcher & Poole – dhe vlerësohet rreth 450 mijë funte.

E gjendur në qendër të Glan Conwy në brigjet e lumit Conwy, ajo është rreth dy milje nga qyteti mesjetar i murosur i Conwy.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img