E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

ShSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro

Duhet lexuar

spot_img

Është nënshkruar memorandumi i ​ bashkëpunimit ndërmjet​ Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe​ organizatës “Care for Kosovo Kids”.

Qëllimi i këtij memorandumi është renovimi i Laboratorit të Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku përveç renovimit, parashihet edhe blerja e pajisjeve të reja në vlerë 100 mijë euro.

Dr. Valbon Krasniqi, drejtor​ i SHSKUK-së, falënderoi donatorët, duke siguruar se donacionet e tilla do të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për pacientët.

Ndërsa, dr. Sevim Cinci, përfaqësuese e autorizuar nga CFKK-ja, tha se si organizatë kanë mbështetur në vazhdimësi QKUK-në dhe në të ardhmen do ta mbështesin edhe me donacione të tjera, duke mos lënë anash as fëmijët me kancer.

“Care for Kosova Kids” në vazhdimësi ka dhuruar donacione për QKUK-në, duke përfshirë barnat dhe citostatikët për fëmijë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Angelina Jolie zbulon “të vërtetën” për mënyrën se si divorci nga Brad Pitt ndikoi në synimet e saj në karrierë

Angelina Jolie diskutoi për rolin e saj të ardhshëm në Those Who Wish Me Dead (Ata që më dëshirojnë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img