E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

Shqipëri, 60 mijë gjoba me vlerë 1.5 milion euro për maska

Duhet lexuar

Bëhen ​10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te...

​“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh në Prishtinë

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë...

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill...

Në Shqipëri që nga tetori i kaluar, kur mbajtja e maskës u bë e detyrueshme edhe në mjedise të jashtme, mesatarisht rreth 600 qytetarë në ditë janë ndëshkuar me gjobë nga policia. Ndërkohë në total për këtë periudhë uniformat blu kanë ndëshkuar rreth 60 mijë qytetarë.

E përkthyer në shifra shuma e vlerës së gjobave ndaj qytetarëve është 180 milionë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 1.5 milionë euro. Pas ndryshimit të kufizimit të lëvizjes më 9 shkurt deri në orën 20:00 masa të shumta administrative janë vendosur edhe ndaj disa lokaleve, drejtuesve të automjeteve që lëvizin pa autorizim por edhe këmbësorëve.

Por muajin e fundit, gjobave për shkeljen e masave anti-COVID nuk i kanë shpëtuar as politikanët, ku 3 opozitarë dhe 1 i mazhorancës janë ndëshkuar me 5 milionë lekë, pas takimeve elektorale që kanë zhvilluar në kundërshtim me aktin normativ.

Lidhur më vjeljen e gjobave prej 3 mijë lekësh për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët, ato parashikohen të vilen me anë të faturës së energjisë elektrike, por deri më tani edhe OSHEE nuk ka proceduar me dërgimin e masave administrative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bëhen ​10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -