E enjte, 11 Gusht, 2022
No menu items!
spot_img

Shoferi i autobusit shpëton 25 nxënës nga zjarri që kishte kapluar mjetin me të cilin udhëtonin, italianët e duartrokasin për veprimin dhe guximin

Duhet lexuar

spot_img

Shoferi i një autobusi në Itali është duartrokitur për veprimin e tij, pasi arriti t’i shpëtojë 25 nxënës dhe t’i dërgojë në një zonë më të sigurt kur mjeti me të cilin po udhëtonin u përfshi nga zjarri, shkruan BBC.

Autobusi që transportonte nxënësit e moshës 14-16-vjeç në një kamp veror, u përfshi nga zjarri brenda një tuneli rreth 80 kilometra në veri të qytetit të Milanos,

Megjithatë ishin zjarrfikësit që arritën shpejtë në vendin e ngjarjes dhe lokalizuan zjarrin. E pamjet e publikuara nga departamenti i zjarrfikësve shfaq tymin e zi që dilte nga tuneli.

Shtatë fëmijë janë dërguar në spital për shkak të tymit që u kishte shkaktuar alergji dhe probleme në frymëmarrje.

E presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, lavdëroi shoferin e autobusit, që reagoi me kohë duke u ndalur dhe nxjerrë me shpejtësi nxënësit – para se mjeti të përfshihej plotësisht nga zjarri.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo