E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Shefi i Zyrës së BE-së: Kurti ka ftesë nga Brukseli për dialogun, presim të ndodhë vizita javëve në vijim

Duhet lexuar

spot_img

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, tashmë ka një ftesë për takim bilateral në Bruksel, për të parë tutje se si do procesohet me dialogun me përfaqësuesit e Beogradit.

Szunyog ka bërë të ditur se ky takim bilateral, pritet të mbahet javët në vijim, njofton Klan Kosova.

”Ne po shpresojmë që kjo të ndodhë mjaft shpejt”.

”Ka tashmë ftesë zyrtare për Kryeministrin [Albin] Kurti që të vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral, si dhe po shpresojmë që kjo vizitë të ndodhë së shpejti, si dhe të vijë Kryeministri [Albin] Kurti, e të diskutojmë se si të vazhdojmë tutje edhe me dialogun”, ka thënë Szunyog në Klan Kosova.

”Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet, sepse nuk ka kohë për të humbur”.

Szunyog ka thënë që ky takim pritet të mbahet në javët e ardhshme.

”Ky takimi bilateral? Ne po shpresojmë që të bëhet në javët në vijim”.

”Pastaj, do të dimë më saktësisht se si të ecim tutje me dialogun, por gjithsesi besojmë që sa më herët, aq më mirë”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Kampionati Botëror i Snookerëve 2021 nё Teatrin ‘Crucible’ nё Sheffield, Angli

Kampioni nё fuqi Ronnie O'Sullivan ka vendosur të mbrojë titullin e tij në Kampionatin Botëror t` Snooker, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img