E shtunë, 6 Mars, 2021
No menu items!

SHBA dërgon në Norvegji “mesazhe bombarduese” për Rusinë

Duhet lexuar

Harrojeni Afërdita Dreshaj, e gjithë vëmendja te motra e saj s*ksi

Afërdita Dreshaj njihet prej vitesh si një prej modeleve më s*ksi shqiptare, por këtë bukuri e ka trashëguar edhe...

Dhjetë gjuhët më të vjetra në botë që fliten edhe sot

Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibra” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore, dhe forca që i hapi rrugën...

Instagram prezanton një mundësi të re interesante

Instagram është duke prezantuar një mundësi të re, e cila do të lejojë më shumë njerëz të flasin drejtpërdrejt...

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dërguar për herë të parë avionë bombardues B-1 në Norvegji, për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se ushtria amerikane, do të mbrojë aleatët e saj në rajonin e Arktikut, ndaj çdo agresioni të Moskës pranë kufirit norvegjez.

Sipas burimeve të CNN-it, 4 avionë B-1 dhe rreth 200 personel i forcave ajrore janë dërguar në bazën ajrore Orland të Norvegjisë. Deri tani, misione të tilla në Arktik ishin lënë në dorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Komandati i Forcave Ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjenerali Jeff Harrigian, u shpreh: “Aftësia dhe gatishmëria jonë operacionale për të mbështetur aleatët dhe partnerët, si edhe aftësia për t’u përgjigjur shpejt, janë të rëndësishme për të pasur sukses”.

“Investimet e fundit ruse në Arktik përfshijnë një rrjet asetesh sulmuese ajrore dhe një sistem raketor bregdetar”, paralajmëronte Barbara Barret, sekretare e Forcave Ajrore gjatë administratës së Trumpit.

Muajt e fundit, Pentagoni ka dërguar avionë bombardues B-52 në Lindjen e Mesme, për të treguar aftësinë e SHBA-së për të bërë lëvizje të shpejta ushtarake në rajonet e tensionuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Harrojeni Afërdita Dreshaj, e gjithë vëmendja te motra e saj s*ksi

Afërdita Dreshaj njihet prej vitesh si një prej modeleve më s*ksi shqiptare, por këtë bukuri e ka trashëguar edhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -