E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Serbia vaksinon 7 mijë e 500 biznesmenë nga rajoni, në mesin e tyre edhe kosovarë

Duhet lexuar

spot_img

Serbia po synon të bëhet sërish qendra e rajonit dhe po përdor vaksinat si mjet për të rritur influencën në Ballkan. Autoritetet vijuan edhe të dielën vaksinimin falas të qytetarëve dhe biznesmenëve nga rajoni, me nismë të Dhomës serbe të Tregtisë.

Mijëra sipërmarrës të rajonit kanë shfrytëzuar thirrjen e Serbisë për t’u vaksinuar falas kundër kovidit-19.

Fushata e vaksinimit për biznesmenët e rajonit nisi të shtunën në Beograd dhe në Nish.

Autoritetet serbe bënë apel për imunizimin e çdo qytetari nga Ballkani Perëndimor që do e vizitonte vendin në fundjavë.

Dhoma serbe e Tregtisë deklaroi se thirrjes së tyre iu përgjigjën 7,500 biznesmenë nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, madje edhe shqiptarë të Kosovës.

“Serbia po bëhet sërish qendra e rajonit,” deklaroi drejtuesi i Dhomës së Tregtisë.

Ndërkohë që shumë vende të Ballkanit janë në krizë me pandeminë ose e kanë të pamundur të sigurojnë shumë vaksina antikovid, 30 për qind e serbëve e kanë marrë dozën e parë, kryesisht vaksinat të prodhimin rus, “Sputnik-V”, vaksinat kineze nga “Sinopharm” ose prodhime të “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

Serbia ka konfirmuar mbi 5,100 viktimave të covidit-19, por në bilancin për frymë, vendi e ka menaxhuar më mirë situatën krahasuar me shtetet e rajonit, edhe më mirë se Shqipëria.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

Koha ishte shumë e mirë në Kalifornia dhe dielli po shkëlqente, pak para se Apple të dilte jashtë dhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img