E mërkurë, 14 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 20 mijë doza Sputnik V

Duhet lexuar

spot_img

Maqedonia e Veriut ka pranuar 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si dhuratë nga Serbia.

“Të enjten pranuam donacionin e dytë nga Serbia, një akt i miqësisë së madhe që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për 20.000 doza të vaksinës Sputnik V që ne marrim nga Serbia mike, në një periudhë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me vaksinimin masiv në vend”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, raporton A2.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se këto vaksina do të mundësojnë vazhdimin e imunizimit, derisa të mbërrijnë vaksinat e tjera, të cilat qeveria i ka kontraktuar me prodhues të ndryshëm.

Kjo është hera e dytë që Maqedonia e Veriut merr vaksina nga Serbia, pasi më herët ka pranuar 8 mijë vaksina Pfizer.

Ndërkaq, vaksinimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut ka nisur të mërkurën me 24 mijë vaksinat AstraZeneca, që vendi i mori përmes programit COVAX.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Tre asteroidë të mëdhenj sa fusha e futbollit do të bëjnë rrugëtimin më të afërt nga Toka, javën e ardhshme

Tre asteroide të mëdha do të bëjnë rrugëtimin e tyre më të afërt orbitale në Tokë javën e ardhshme,...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img