E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Së shpejti do të kemi vaksinën e parë si pilulë kundër coronavirusit

Duhet lexuar

spot_img

Provat klinike të vaksinës orale të coronavirusit mund të fillojnë së shpejti dhe të dhënat paraprake janë premtuese.

Është një vaksinë e quajtur Oravax e zhvilluar nga kompania izraelito-amerikane, Oramed Pharmaceuticals dhe kompania indiane, Premas Biotech. Kjo vaksinë gëlltitet si një pilulë dhe njerëzit mund ta marrin atë në shtëpi.

Studimet mbi kafshët kanë treguar se vaksina orale ka rezultuar në prodhimin e antitrupave që sigurojnë imunitet kundër coronavirusit. Rezultate premtuese janë arritur duke marr vetëm një kapsulë Oravax.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Premas Biotech u tha mediave indiane se vaksina merret si një pilulë vitaminash dhe se është plotësisht e sigurt. Rezultatet e testimit të kafshëve së shpejti do të publikohen në një revistë shkencore, raporton businessinsider.

Gjithashtu, vaksina mund të ruhet në një frigorifer të zakonshëm dhe në një temperaturë dhome, gjë që eliminon gjithashtu problemin e ruajtjes së vaksinave standarde që duhet të ruhen në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Kidron tha se vaksina orale mund të ketë më pak efekte anësore.

Oravax Medical po përgatitet për testimin njerëzor në disa vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Meksikën dhe Evropën. Kërkimet duhet të fillojnë në korrik.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img