E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Rukiqi: Mosheqja e vizave pengesë e patejkalueshme për bizneset, rrezikohen shumë kontrata

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi ka thënë se mosheqja e vizave është bërë pengesë e patejkalueshme për qytetarët dhe bizneset.

Rukiqi tha se po rrezikohen shumë kontrata, e që sipas tij, kjo për shumë kompani nënkupton edhe humbje të një pjesë të mirë të qarkullimit.

“Ne po diskriminohemi dyfishtë, në një nuk e kemi regjimin pa viza dhe pra duhet të kemi viza dhe tash për më shumë për shkak të pandemisë ne jemi mbetur pengë dhe realisht janë rrezikuar shumë kontrata apo më mirë me thanë sidomos të pjesës prodhuesve dhe te pjesa tjetër e bizneseve që kanë komunikimi me tregjet e tjera po rrezikohet një pjesë e mirë e afarizmit dhe në shumë raste për shumë kompani tona kjo nënkupton edhe humbje të një pjesë të mirë të qarkullimit”.

Ai tha se kompanitë kanë kërkuar mbështetje nga Oda Ekonomike për t’u pajisur me viza, sidomos tani në pandemi.

“Si rezultat i një kërkesë të vazhdueshme të bizneseve për me lehtësuar pajisjen me viza sidomos tani në këtë kohë të pandemisë, ku shumica e ambasadave apo zyrat e tyre për çështje konsullore nuk janë duke funksionuar fare pothuajse që një vit dhe për ato biznese dhe ekspertë të kompanive apo edhe punëtorë të kompanive që kanë pasur viza është bërë e pamundur për shkak se shumica e vizave janë afat shkurta dhe kanë skaduar dhe e kanë të pamundur me shku në vende të tjera, për shembull nëse dikush e blen një pajisje dhe shumëçka lidhet me testimin e atyre produkteve, me trajnimet që duhet për përdorimin e pajisjeve të ndryshme dhe të gjitha këto janë pamundësuar për shkak të mungesës së vizave”, ka thënë Rukiqi.

I pari i OEK-ut, ka folur edhe dëmet që mund t’i sjellë mungesa e posedimit të vizave për bizneset.

“Këto nuk janë kalkulime sepse janë dëme direkte dhe indirekte dhe nuk mund të diskutojë për shifra, nëse një kontratë për blerje e një pajisje që do të mund të prodhonte shumë më shumë, nuk mund të realizohet për shkak të mungesës së vizës atëherë dëmet janë të shumanshme, pra një kompani ndoshta duhet me paguar diçka më shtrenjtë, do t’i vonohet edhe zbatimi i ndonjë kontrate do t’i zvogëlohej edhe kapaciteti për eksport dhe këto janë llojet e dëmeve”.

Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që qytetarët e kanë të pamundur që të lëvizin pa viza në zonën Schengen.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Angelina Jolie zbulon “të vërtetën” për mënyrën se si divorci nga Brad Pitt ndikoi në synimet e saj në karrierë

Angelina Jolie diskutoi për rolin e saj të ardhshëm në Those Who Wish Me Dead (Ata që më dëshirojnë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img