E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Rugova e quan Abdixhikun egoist dhe narcisoid

Duhet lexuar

spot_img

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se është qëndrim i kryesisë së kësaj partie që të votohet Vjosa Osmani për presidente të vendit.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, i ka sugjeruar Abdixhikut që para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.

“Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit”, ka shkruar Rugova.

“Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet”.

“Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!”, ka shkruar ai.

Rugova duket se ka ndërruar qëndrim lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit Rugova kishte thënë se garda e vjetër duhet të largohet nga LDK-ja dhe kjo partia duhet ta bëj kuorumin për zgjedhjen e Osmanit presidente, pavarësisht që sipas tij, në demagogjinë e saj nuk ka pikë sinqeriteti.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img