E mërkurë, 14 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, mbi 9 mijë raste aktive në vend

Duhet lexuar

spot_img

Nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u konfirmuan rastet e para, e deri më 6 mars të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 72 mijë e 500 raste me koronavirus.

Deri më tani janë testuar mostrat 325 mijë e 707 personave të dyshuar për koronavirus, ndërkaq 72 mijë e 500 kanë rezultuar pozitivë.

Nga ta, janë shëruar 61 mijë e 685, ndërkaq numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me COVID-19 ka shkuar në 1 mijë e 640.
Numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar rritje, ndërkaq raste aktive janë 9 mijë e 175

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka publikuar raportin 24 orësh rreth gjendjes me koronavirus, ku ka bërë të ditur se nga 3 mijë e 177 mostra të testuara, 592 kanë rezultuar pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Valdrin Sahiti përkrah Vjosa Osmanit: Ky vend po ecën përpara, vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, e ka kaluar mëngjesin e sotëm në presidencë, pranë Presidentes më të re...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img