E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Rrëfimi i austriakut që i la “shumën e majme” të parave fshatit francez, banorët e tij ia kishin shpëtuar familjen nga nazistët

Duhet lexuar

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Top 10 më të votuarit në zgjedhjet parlamentare 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për vitin 2021. Në këto zgjedhje, personi më i...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Një burrë nga Austria i ka lënë “një dhuratë” një fshati francez, si shenjë mirënjohje për faktin se dekada më parë banorët e këtij fshati kishin strehuar dhe mbrojtur familjen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.

Le Chambon-sur-Lignon në juglindje të Francës, kishte mbrojtur mijëra hebrenj dhe ka një reputacion për mbrojtjen e njerëzve nga e mbarë bota të cilët ishin persekutuar.

Eric Schwam që ndërroi jetën muajin e kaluar në moshën 90-vjeçare, kishte arritur në këtë fshat me familjen e tij gjatë vitit 1943. E kryetari i fshatit ka bërë të ditur se “një shumë e majme e parave” i është lënë fshatit.

Kryetari i ri i fshatit i ka thënë mediave lokale se zotëri Schwam ka kontaktuar me zyrtarët lokalë, vite më parë dhe se shuma që e ka dhuruar kap vlerën e rreth dy milionë eurove.

Denise Vallat, asistente për kulturë dhe komunikim me media në Le Chambon-sur-Lignon, ka bërë të ditur se fshati që administrohet nga qyteza ku ajo punon, është kontaktuar tre javë më parë nga një noter për të diskutuar për një donacion.

“Ishte një xhentëlmen diskret dhe nuk dëshironte publicitet për gjestin e tij”, citohet të ketë thënë zyrtarja lokale për France 3. “Shumë pak dihet për donacionin, por ne kemi bërë disa hulumtime”, ka shtuar ajo.

E sipas këtij hulumtimi të bërë, familja e zotëri Schwam ishte me origjinë nga Vjena, ku babai i tij punoi dhe veproi si mjek.

Ai kishte arritur në fshatin francez në vitin 1943 së bashku me prindërit dhe gjyshen. Nuk dihet se si kjo familje refugjate arriti atje, por ata më parë ishin mbajtur në kampin Riversaltes, objekt ushtarak në jug të Francës që ishte përdorur për internimin e civilëve – para se të mbyllej në vitin 1942.

Të dhënat tregojnë se prindërit e Schwamit ishin rikthyer në Austri pas luftës, por ai ishte vendosur në Lyon në vitin 1950 për të vazhduar studimet për farmacist.

Atje e takoi dhe u martua me gruan që e konsideroi njeriun më të afërt. E sipas mediave lokale, dyshja nuk kishin fëmijë dhe ai ndërroi jetë më 25 dhjetor.

Në anën tjetër, kryetari i fshatit Jean-Michel Eyraud, ka thënë për AFP se donacioni i Schwamit do të përdoret për edukim dhe aktivitete rinore.

Le Chambon-sur-Lignon ka një popullsi prej vetëm 2.500 banorëve, por ka një reputacion si një vend që ka strehuar refugjatë që nga protestantët francezë Huguenots që kishin ikur nga persekutimi fetar qysh në shekullin e 17-të.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pastor lokal dhe gruaja e tij kishin bërë thirrje që të mbrohen refugjatët hebrenj nga okupatori nazist dhe kolaboracionistët Vichy.

Le Chambon-sur-Lignon më vonë është duartrokitur nga Izraeli për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -