Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë dhënë donacion një ndihmë për ta trajtuar një 7 vjeçar kundër kancerit
Tomas, një fëmijë 7 vjeçar nga Portugalia, është diagnostifikuar me kancerin e rrallë neuroblastoma në shtator të 2019-ës.
Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij i janë përgjigjur prindërve të Tomasit duke i ndihmuar ata për fëmijën i cili tani po trajtohet në Barcelonë me donacionin.
Ishte motra e Georginas, Ivana, e cila ka treguar për ndihmën e çiftit të njohur.
“Thomas është në rrugë për në Barcelonë ku do ta fillojë trajtimin kundër kancerit në spitalin Vall d’Hebron”.
“Falëminderit, Georgina dhe Cristiano për ndihmën e juaj, solidariteti i juaj tregon zemrën e juaj të madhe. Faleminderit shumë që keni ndihmuar Tomasin për ta marrë këtë tretman shëndetësor”.