E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Rindërtimi i kazinove në Karaçevë, ndërhyn Inspektorati

Duhet lexuar

spot_img

Në Karaçevë, në vendin ku kohë më parë u rrënuan kazinotë ilegale, filluan sërish ndërtimet, ndërtime këto të cilat nuk kishin leje nga autoritetet lokale.

Pikërisht për këtë arsye, të mungesës së lejes së ndërtimit, të shtunën Inspekotrati i Komunës së Kamenicës, bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërprerë punimet.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Zotrim Kastrati.

“Janë ndërprerë punimet të ndërtimeve në Karaçevë, kjo për shkak se nuk kanë leje ndërtimi”, tha Kastrati,

Kujtojmë që kazinotë ilegale u rrënuan më 19 shtator të vitit të 2020, në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img