E diel, 28 Shkurt, 2021
No menu items!

Rimëkëmbja ekonomike – ndahen 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, rriten pensionet për tre muaj

Duhet lexuar

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Kurti “mes dy zjarresh”, Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, ta shmangë vendimin për hapjen...

25 mijë euro për një aplikues – Prokuroria me audio dhe video për ryshfetin në rastin “Subvencionet”

Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti në një konferencë për media ka thënë se do të ndihmohen bizneset e vogla, do të ndihmohet sektori i gastronomisë, do të rriten pensionet, do të ndihmohen komunat e të tjera, transmeton InKosova.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës 5 milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë,  do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

Gjatë prezantimit, Hoti tha se do të ndahen edhe 1 milion euro për programe të veçanta që përmirësojnë pozitën e gruas në shoqëri.

“Program i veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas, në shumë prej 1 milion euro. Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 milionë shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera. 11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë 12 milionë euro. Ministrinë e Tregtisë kemi ndarë 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomisë”, potencoi ai.

Tutje, Hoti tha se komunat do të ndihmohen me  7 milionë euro për të menaxhuar pandeminë.

“Do të rrisim fondin për garanci kreditore me 40 milionë euro, do të mbulojmë edhe tarifën kreditore. Do të ndihmojmë ndërmarrjet publike me 21 milionë euro. Në ministrinë e Ekonomisë do të ndahen 16 milionë euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal do të përfitojë 1 milionë euro. Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, do të dyfishohen pensionet për skemat pensiale. Do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë”, u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë tha se secili qytetarë do të ndjej ndihmën nga shteti. /InKosova/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj. Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -